Situata me zjarret në vend, 8 vatra janë shuar, ndërsa 4 të tjera ende aktive

Situata me zjarret në vend, 8 vatra janë shuar, ndërsa 4 të tjera ende aktive

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njoftoi se janë raportuar 12 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 8 janë shuar, 4 mbeten aktive dhe një tjetër është në monitorim. Situata më e rënduar paraqitet në bashkinë Vlorë, ku flakët në fshatin Delisuf kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe janë shtrirë deri në zonën e mbrojtur të Pishë-Poros. Autoritetet bëjnë të ditur se në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, efektivë të ushtrisë, policisë dhe shërbimeve bashkiake, të mbështetur edhe nga ndërhyrja ajrore me helikopterë të Forcës Ajrore dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. “Vatra më problematike ndodhet në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, ku një zjarr i nisur pasditen e 25 gushtit ka përfshirë një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier, duke...