Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha: Projektligji për administratën shtetërore, një paçavure
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ditën e sotme, komentoi projektligjin e qeverisë për administratën duke e quajtur “një paçavure të vërtetë”. “Në rrafshin e teknikës juridike përfaqëson një mjerim total, një zhgarravinë të vërtetë”, tha Berisha. Sipas Berishës, administrata aktuale funksionon mbi bazën e ligjit 90 të vitit 2012, i cili si çdo ligj tjetër mund të amendohet, abrogohet dhe zëvendësohet. Por ai akuzon qeverinë se i ka bërë amendimet duke shkelmuar parimet e funksionimit të administratës shtetërore dhe ato kushtetuese të ndarjes së pushteteve. “Edi Rama ka shpërndarë këto ditë gushti një projektligj për administratën shtetërore, një paçavure e vërtetë, i cili në rrafshin e teknikës juridike përfaqëson një mjerim total, një shgarravinë të vërtetë. Por shumë më...