Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Katër vatra vijojnë të jenë aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Katër vatra vijojnë të jenë aktive

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 12 vatra zjarri të regjistruara nga ora 09:00 deri në 19:30 të datës 26 gusht 2025. Prej tyre, 8 vatra janë shuar plotësisht, 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 1 tjetër është në monitorim të vazhdueshëm. Një nga situatat më problematike paraqitet në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, ku një vatër zjarri është përhapur në një sipërfaqe të gjerë me pyll pishe dhe bimësi të përzier. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat kanë depërtuar edhe në pyllin e mbrojtur të Pishë-Poros. Njoftimi: Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, datë 26.08.2025 deri në orën 19:30, datë 26.08.2025 ,...