Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident me vdekje në Korçë, gruaja përplaset në rrugë
Një grua është përplasur për vdekje nga një makinë në qytetin e Korçës në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Raportohet se një makinë ka përplasur një grua e cila ishte duke lëvizur me biçikletë ku kishte ngarkuar prodhimet bujqësore. Ajo u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra. Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen. Duhet thënë se ky aks rrugor edhe për shkak të lëvizjeve të fermerëve që kanë tokat e tyre anës rrugës është bërë burim aksidentesh.