12 vatra zjarri gjatë 12 orëve të fundit në vend/ Situata më e rëndë në Pishë-Poro, katër helikopterë po punojnë për izolimin e flakëve

12 vatra zjarri gjatë 12 orëve të fundit në vend/ Situata më e rëndë në Pishë-Poro, katër helikopterë po punojnë për izolimin e flakëve

12 vatra zjarri janë raportuar këtë të martë në të gjithë vendin, nga të cilat 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim. Situata më e rëndë është në Pishë Poro në Vlorë. Zjarri që nisi një ditë më parë në fshatin Delisuf, i favorizuar nga intensiteti i erës ka marrë një shtrirje të madhe, duke depërtuar në pyllin e Pishë-Poros. Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv. Vatra e zjarrit gjatë natës ka zgjeruar perimetër në gjatësi dhe gjerësi. Sot në terren janë të angazhuara 3 automjete MZSH dhe 20 efektiv BMEC, 3 automjete dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ⁠3...