VIDEO/ Korçë, u godit nga një makinë, vdes gruaja që po ecte me biçikletë

VIDEO/ Korçë, u godit nga një makinë, vdes gruaja që po ecte me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një grua e cila ka qenë duke ecur me biçikletë anash rrugës. Fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë gjatë rrugës që po dërgohej për në spital. Mësohet se ajo ka qenë anës rrugës me biçikletë kur është përplasur nga mjeti. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave. Korçë/ Informacion paraprak Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat...