Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
LIVE/ Vetëm 4 minuta në fushë, Broja jep asistin e parë me fanellën e Burnley-t
Armando Brojës i kanë mjaftuar vetëm 4 minuta për të qenë protagonist me Burnley-n. Sulmuesi shqiptar ka debutuar mbrëmjen e sotme me klubin e tij të ri. Burnley është duke u përballur me Derby-n në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cub, të cilën po e udhëheq me shifrat minimale 1-0. Goli i këtij takimi u shënua në minutën e 4-t, kur Armando Broja pasoi në zonë për Ramsey-n. Ky i fundit nuk e mendoi dy herë goditjen, duke gjetur kështu rrugën e rrjetës./Sport Ekspres/