“Male të Pastra”, Rama: Qindra vullnetarë pjesë e aksionit të pastrimit në 10 Parqe Kombëtare

“Male të Pastra”, Rama: Qindra vullnetarë pjesë e aksionit të pastrimit në 10 Parqe Kombëtare

Me qindra vullnetarë, organizata dhe institucione u angazhuan sot në kuadër të nismës “Male të Pastra”, e cila u zhvillua njëkohësisht në 10 parqe kombëtare dhe natyrore në gjithë Shqipërinë. Aksione pastrimi u zhvilluan në Dajt, Tomor, Llogora, Qafështamë, Zagori, Prespë, Shebenik, Korab-Koritnik dhe Alpet Shqiptare, duke larguar qindra kilogramë mbeturina nga natyra. Kryeministri Edi Rama ndau momente nga kjo nismë në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një traditë që përsëritet më 26 gusht. “Nisma ‘Male të Pastra’, me një organizim shembullor në 10 Parqe Kombëtare e Natyrore në të gjithë Shqipërinë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ku me qindra vullnetarë, institucione, organizata dhe plot të tjerë bëhen pjesë e aksioneve të pastrimit e ndërgjegjësimit,” shkroi Rama. Ai vlerësoi angazhimin dhe...