Sonte në Prishtinë: Koncert solemn në nder të Shën Nënë Terezës

Sonte në Prishtinë: Koncert solemn në nder të Shën Nënë Terezës

Sonte, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ora 19:30, do të mbahet Koncerti Solemn Nderimi – Shën Nënë Tereza, Nëna e mbarë Globit, me rastin e 115-vjetorit të lindjes së saj. Artistë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare do të interpretojnë një program të veçantë, duke përfshirë vepra klasike, poezi dhe performanca që prekin shpirtin, kushtuar jetës, misionit dhe dritës së shenjtores shqiptare, transmeton KultPlus. Ky koncert është një mundësi për të bashkuar shqiptarët rreth figurës së Shën Nënë Terezës, duke nderuar bijën tonë që u bë nënë e mbarë botës. Hyrja është e lirë, dhe organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje solemne dhe emocionale./KultPlus.com