Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas
Punëtorët e huaj nuk janë shpëtim, biznesi të reflektojë: zgjidhja garantohet nga punonjësit vendas. Mijëra të huaj po mbushin boshllëkun e tregut shqiptar të punës, por sipas ekspertëve, kjo është vetëm një masë e përkohshme, larg një zgjidhjeje që garanton qëndrueshmëri. Pedagogu dhe eksperti i punësimit, Erion Muça në një intervistë për Report TV, e cilëson këtë praktikë si “një nevojë për të mbuluar vakancat urgjente të sipërmarrjeve, por jo si një rrugëdalje përfundimtare”. 12 mijë të huaj në punë – nga Bangladeshi tek Filipinet Sot në Shqipëri janë punësuar rreth 12 mijë shtetas të huaj, kryesisht nga Bangladeshi, India, Nepali, Filipinet dhe Turqia. Ata angazhohen sidomos në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë.Por përtej pagës, bizneset u mbulojnë edhe transportin...