Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Interesi i Barcelonës e bëri “të famshëm”, tre ekipe të tjera duan “zbulimin” e dy javëve të para të La Ligës
26 Gusht 2025 19:26 Telesport Sulmuesi kamerunas i Villarreal, Karl Etta Eyong, mund të konsiderohet si “zbulimi” më i madh i dy javëve të para të La Ligës. Për 20-vjeçarin, i cili ka një klauzolë diçka më pak se 10 milionë euro, ka pasur një interesim të madh nga Barcelona në ditët e fundit. Klubi katalanas është gati të paguajë kluazolën e tij dhe ta dërgojë direkt në huazim te një klub tjetër po në La Liga, ku të ketë mundësinë të fitojë më shumë përvojë. Megjithatë, Barcelona nuk është klubi i vetëm që interesohet për kamerunasin. Real Sociedad, Real Oviedo dhe Real Betis po ashtu janë shumë të interesuara për sulmuesin kamerunas dhe janë të gatshme të paguajnë kluazolën e tij dhe mbi të...