Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Osmani: Të procedohet sa më parë për qeverinë e re
Presidentja, Vjosa Osmani, ka përshëndetur hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të rikthimit të funksionalitetit institucional në vend. Osmani është shprehur se ky proces duhet të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe normat demokratike. Ajo ka uruar për punë të mbarë kryetarin e ri të Kuvendit, Dimal Basha, si dhe nënkryetarët e zgjedhur: Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Rexhepi, duke theksuar se pret nga udhëheqja e re e Kuvendit që të punojë në interes të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve demokratike. Presidentja ka bërë thirrje që Kuvendi të vijojë me hapat e radhës kushtetues dhe të procedojë,...