Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Elvisa dhe Rezina Dhimaku humbën jetën në aksident. Apeli i familjes: Ndihmoni të shpëtojmë djalin
Në fshatin Kopaçez të Delvinës, dhimbja ka pllakosur. Familja Dhimaku po përjeton një tragjedi të dyfishtë, pasi dy vajzat e shtëpisë, Elvisa, 22 vjeçe, dhe Rezina, 20 vjeçe, studente të Mjekësisë, humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Delvinë–Sarandë. Në banesën e thjeshtë ku është ngritur morti, dhimbja është e papërshkrueshme. Familjarë, të afërm dhe bashkëfshatarë presin ngushëllime, ndërsa askush nuk mund ta besojë fatkeqësinë që u shkaktoi një drejtues i dehur automjeti. Sakrifica për shpresën e vëllait 8-vjeçar Dy motrat, përveç studimeve në Tiranë, punonin në Sarandë gjatë verës për të ndihmuar familjen dhe sidomos për të mbuluar shpenzimet e kurimit të vëllait të tyre vetëm 8 vjeç, i diagnostikuar prej tre vitesh me leucemi. Me të ardhurat e kufizuara të...