Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Maratona dhe rreziku i tumorit në zorrën e trashë, studimi që habit onkologët
Në imagjinatën kolektive maratona është shembulli i shëndetit, por përpjekja ekstreme, sidomos ajo që lidhet me gara edhe më të vështira si ultramaratonat, që arrijnë deri në 50 apo 100 kilometra, mund të jetë e lidhur me një rritje të rrezikut për t’u prekur nga tumori i zorrës së trashë. Një studim i paraqitur në kongresin e American Society of Clinical Oncology nga doktori Timothy Cannon, onkolog në Inova Schar Cancer Institute të Fairfax, Virginia, ka zbuluar një lidhje të parë mes maratonës, ultramaratonës (dhe garave ekstreme në përgjithësi) dhe rrezikut për t’u sëmurur nga kanceri i zorrës së trashë. Studimi, i zhvilluar mbi 100 maratonistë dhe ultramaratonistë të moshës 35 deri në 50 vjeç, dha rezultate befasuese: gati gjysma e pjesëmarrësve kishin polipe të...