CNN: Kafeja ‘turke’ – një pije aq radikale sa u ndalua për 13 vjet

CNN: Kafeja ‘turke’ – një pije aq radikale sa u ndalua për 13 vjet

Ta quash kafenë "turke" thjesht një pije do të thotë ta nënvlerësosh atë, shkruan CNN. Është një ritual, një bisedë dhe, si paraardhësi i mundshëm i të gjitha kafeve moderne , është një pjesë historike gati 500-vjeçare, e gdhendur nga UNESCO në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale. Rrënjët e kafesë shkojnë edhe më larg. Lani Kingston, një profesoreshë e asociuar në Universitetin Shtetëror të Portlandit, thotë se një kokërr e vetme kafeje që daton që nga shekulli i 12-të u gjet në një vend arkeologjik në Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri në vitin 1350, enët për përgatitjen e kafesë ishin shfaqur në Turqi , Egjipt dhe Persi, raporton CNN . Historia e saj nis në shekullin e 15-të në Jemen, ku sufistët e përdornin për të qëndruar zgjuar gjatë netëve të lutjeve, dhe...