Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shoferi i taksisë jashtë kontrollit, përplas të moshuarin me biçikletë te Garda
pamje nga vendngjarja TIRANË-Mënyra se se si drejtohen mjetet e kompanitë e taksive në Shqipëri mbetet një problem, duke rrezikuar jetë. Së fundmi një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, pranë Gardës te liqeni, ku një taksi e “Green Taxi” ka përplasur një të moshuar që po lëvizte me biçikletë. Dëshmitarët nga vendngjarja bëjnë me dije për JOQ se taksia ka qenë me shpejtësi kur ka përplasur të moshuarin, i cili ka ka mbetur i plagosur rëndë në kokë dhe ka humbur shumë gjak. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por ende nuk dihet gjendja e tij. Ky nuk është rasti i parë që drejtuesit e taksive përfshihen në aksidente./ZËRI