Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Avdullahu nuk vendosi kundër Zvicrës, por zgjodhi Kosovën me zemër për identitetin”
26 Gusht 2025 16:58 Telesport Leon Avdullahu është lajmi i ditës në mediat sportive të Zvicrës. 21-vjeçari zgjodhi Kosovën dhe jo Zvicrën. Sigurisht, mund të kishte zgjedhur edhe Shqipërinë. Agjenti i tij ka shpjeguar me argumente se pse Avdullahu ka zgjedhur “Dardanët” dhe jo helvetët, si Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e të tjerë. “E kuptoj emocionin dhe zhgënjimin në Zvicër. Leoni është rritur këtu, ka marrë formimin e tij këtu dhe Zvicra për të gjithmonë do të mbetet atdheu i tij. Ai nuk vendosi kundër Zvicrës, por për Kosovën. Ai ka zgjedhur me zemër identitetin e tij familjar”.