Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Brazili publikon listën zyrtare për dy ndeshjet e radhës, Barcelona acarohet me Ancelotti-n
26 Gusht 2025 18:12 Telesport Ditën e djeshme, Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026, por “Selecao” e ka siguruar kualifikimin. Në këtë listë ra në sy lënia jashtë e tre lojtarëve të Real Madrid: Eder Miliato, Vinicius Junior dhe Rodrygo. Carlo Ancelotti ka zbuluar se i ka lënë jshtë tre lojtarët në fjalë për të pushuar. Ky vendim i Ancelotti-t nuk është pritur mirë nga Barcelona, pasi lojtari i tyre kryesor, Raphinha, është grumbulluar dhe do luajë në këto dy ndeshje. Drejtuesit e Barcelonës e kanë konsideruar si të padrejtë këtë gjë nga Ancelotti. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e Ancelotti-t për këtë akuzë të Barcelonës.