Për pak u përplas me policinë, kapet me kokainë shqiptari në Itali

Për pak u përplas me policinë, kapet me kokainë shqiptari në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar në Terni. Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur gjatë natës midis së premtes së 22 gushtit dhe të shtunës së 23 gushtit. Sipas mediave italiane shqiptari kishte vizë turistike dhe nuk rezulton me precedentë penalë. Gjatë një patrullimi, ndërsa udhëtonte përgjatë Via G. Borsi, një makinë patrullimi e karabinierëve shmangu për pak një përplasje me një automjet, që më vonë u gjet të ishte një automjet me qira. Shoferi po drejtonte në drejtim të gabuar përgjatë rrugës. Menjëherë policia e ka ndaluar dhe i ka kryer edhe kontrolle. Policët zbuluan 28 doza kokaine, me një peshë totale prej afërsisht 18 gramë, dhe një shume parash prej gati 1,000 eurosh, që besohet të jenë të ardhurat...