Burimi:
Diasporashqiptare.al
Foto © Diasporashqiptare.al
Zgjidhen tre nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës nga partitë shqiptare
Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë nënkryetarët e zgjedhur me 101 vota për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Të tre nënkryetarët janë votuar në pako, ku prezent ishin 110 deputetë.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha tha se për kanë votuar 101 deputetë.Përfaqësuesi i LVV-së, deputeti Glauk Konjufca ka propozuar nënkryetarin nga LVV.“Propozimi i LVV-së është deputetja Albulena Haxhiu”, deklaroi ai. “Grupi Parlamentar i PDK-së për nënkryetare të kuvendit e propozon deputeten Vlora Çitaku”, tha deputeti Abelard Tahiri.Ndërkaq, nga Lidhja Demokratike e Kosovës është propozuar deputeti Kujtim ShalaMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel...