Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Lagunës e Nartës në rrezik nga flakët! Zjarri ‘përpin’ për të dytën ditë radhazi pyjet në Pishë-Poro
PAMJE NGA NGJARJA VLORË- Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi. Vatrat janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë pyjore, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke rrezikuar ekosistemin e pasur të zonës së mbrojtur. Flakët kanë marrë përmasa të mëdha, ndërsa banorët raportojnë se ushtria dhe forcat zjarrëfikëse ndodhen shumë afër por nuk po ndërhyjnë. Videot tregojnë përmasat shqetësuese të zjarrit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, përveç dy helikopterëve të Forcës Ajrore shqiptare, ndihmën për situatën e emergjencës e kanë ofruar gjithashtu dy helikopterë të Emirateve të Bashkuara Arabe./ZËRI