“Kjo qeveri ka kapur çdo segment të shtetit”/ Deputeti thekson ‘rolin’ e Ballukut: Firma e saj, tek një pronë me…

“Kjo qeveri ka kapur çdo segment të shtetit”/ Deputeti thekson ‘rolin’ e Ballukut: Firma e saj, tek një pronë me…

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, komentoi, rolin e zv/kryeministres Belinda Balluku në vendimmarrje të dyshimta ekonomike. “Kjo qeveri ka kapur çdo segment të shtetit. Kushdo që denoncon aferën më të vogël rrezikon sulme. Ai theksoi rastin e firmës së Ballukut, duke treguar se një pronë është kaluar me VKM tek një shoqëri që sipas tij është fiktive, me xhiro prej vetëm 5 milionë eurosh, por që është shitur për 490 euro. “Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Jemi në këto kushte,” përfundoi ai. Balliu bëri thirrje për transparencë dhe përgjegjësi ligjore, duke e konsideruar rastin një shembull të mënyrës se si qeveria aktuale administron pasuritë publike.