Ndërpritet seanca konstituive në Kosovë

Ndërpritet seanca konstituive në Kosovë

Kosova E Martë, 26 Gusht 2025 16:37 Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dështoi sërish dhe shkak u bë moszgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Lista Serbe ka insistuar që Sllavko Simiqin të zgjidhet nënkryetar, por tre herë ka dështuar të zgjidhet duke marrë vetëm 10 vota (9 nga Lista Serbe dhe një nga Adem Hoxha nga komuniteti goran). Kësisoj, pas insistimit të Listës Serbe në kandidatin e njëjtë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka kaluar në zgjedhjen me short të nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Kuvendi konsiderohet i pakonstituar, pasi bazuar në Kushtetutë e Rregullore të parlamentit, kuvendi konstituohet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Seanca do të vijojë të enjten, në orën 11:00.