Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë 

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyjnë edhe dy helikopterë 

Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës. Vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e flakëve. Në ndihmë janë angazhuar edhe dy helikopterë që po kryejnë ndërhyrje nga ajri. Megjithatë, era e fortë gjatë pasdites ka riaktivizuar disa vatra, të cilat ishin shuar më herët nga zjarrfikësit. Retë e tymit po mbulojnë zonën duke shkuar drejt qytetit të Vlorës.