Legjenda Matthäus befason Gjermaninë me komentin për merkaton e Bayern

Legjenda Matthäus befason Gjermaninë me komentin për merkaton e Bayern

26 Gusht 2025 16:16 Telesport Lothar Matthäus i ka befasuar të gjithë me analizën e tij të fundit për Bayern. Legjenda e futbollit gjerman zakonisht e kritikon klubin bavarez, por ai e sheh mbylljen e kësaj merkatoje me pozitivitet. “Jam shpesh kritik me Bayern, por Max Eberl bëri punë të mirë me shitjet e lojtarëve. Arkëtoi mbi 100 mln euro dhe kurseu shumë paga me largimet e fundit. Janë përgjegjësia e tij. Tah dhe Bischoff janë dy afrime të mira, lojtarë praktikisht falas”. “Po, u shpenzua shumë për Luis Diaz, por ai sjell elemente të reja në lojën e Bayern. Ai është i shpejtë, i rrezikshëm para porte, punon shumë dhe fizikisht krejt ndryshe nga Sane. E shoh si blerje të mirë. Ai dhe Olise...