Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, zyrtarizohet të enjten Kuvendi i ri
Komisioni Rregullator (KRR) shpall zyrtarisht të enjten, 28 gusht, rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në vendimin e miratuar, Komisioni ka pasqyruar numrin e votave të fituara nga çdo subjekt zgjedhor në çdo zonë zgjedhore, numrin e mandateve të fituara nga secili subjekt dhe listën emërore të deputetëve për secilën zonë dhe në rang kombëtar. Palët që kanë kundërshtime mund të paraqesin ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e këtij rezultati. Ky hap shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe çel rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri.