Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Bukowski: Vetmia i tmerron njerëzit e dobët dhe i forcon të fortët…
Nga Charles Bukowski Unë kurrë s’kam qenë i vetmuar. Kam qenë në një dhomë – jam ndier vetëvrasës. Kam qenë në depresion. Jam ndjerë tmerrshëm – i tmerrshëm përtej gjithçkaje – por kurrë nuk e kam ndjerë se dikush do të futet në dhomë dhe do ta shërojë atë që jam duke e ndjerë… ose ndonjë numër më i madh i njerëzve. Me fjalë të tjera, vetmia është diçka me të cilën asnjëherë s’kam qenë i shqetësuar. Do ta citoj Ibsenin: “Më të fortit janë më të vetmuarit.” Unë kurrë s’kam menduar që një bjonde e bukur do të vijë tani, të bëjmë qejf dhe pastaj unë do të ndihem mirë. Jo, kjo nuk do të ndihmonte. E dini këtë frazën e zakonshme të turmave...