Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pse kaq shumë aksidente, viktima në Fier?! Policia ‘liston’ shkaqet: Të dehur…dhe adoleshentë në timon
Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur. Shpejtësia, sipas policisë është vetëm një nga shkaqet e këtyre ngjarjeve të shtuara rrugore. “Shkaqet, pas një analize që kemi bërë janë mosrespektim i normave të shpejtësisë, pozicionimi në karrexhatë, parakalimi i gabuar dhe fluksi tejet i shtuar i automjeteve në krahasim me vitet e kaluara.”, thotë Altin Dervishi, shef Sektori në Policinë Rrugore të Fierit. Shefi i sektorit të Policisë Rrugore pranë Policisë së Fierit, Altin Dervishi, tregon zonat ku ndodhin më së shumë aksidentet në këtë qark. “Pikat më problematike të identifikuara mbeten “Pushimi i Shoferit”, kryqëzimi i Savrës, aksi Savër–Çermë, rrethrrotullimi Savër–Ura...