Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë, evakuohen banorët e banesave pranë biznesit
Rreth orës 12:45, në fshatin Markatomaj, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Z. B. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë vendosur perimetrin e sigurisë, kanë evakuuar banorët e banesave përreth dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve. Për shkak të rrezikut, u devijua qarkullimi i automjeteve, në rrugën e vjetër. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Top Channel