Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpall të enjten rezultatin përfundimtar pas ankimimeve dhe shqyrtimeve

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpall të enjten rezultatin përfundimtar pas ankimimeve dhe shqyrtimeve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se Komisioni Rregullator do të zhvillojë një mbledhje vendimtare ditën e enjte, më 28 gusht 2025, në orën 11:30. Në rendin e ditës është parashikuar pika: “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025”. Kjo mbledhje pritet të mbyllë zyrtarisht procesin zgjedhor, pas një periudhe disa mujore të karakterizuar nga shqyrtime, ankimime dhe kërkesa të depozituara nga subjekte dhe kandidatë të ndryshëm. Shpallja e rezultatit përfundimtar pritet të qartësojë përfundimisht përbërjen e re të Kuvendit të Shqipërisë.