Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!
Një aksion prishjeje në Kepin e Rodonit, i publikuar si rutinë nga kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, mbart një histori tepër të dyshimtë, me implikime të shumta të zyrtarëve të lartë shtetërore. Në gjithë këtë histori janë të përfshirë individë me precedentë penalë, që bashkëpunojnë me zyrtarë nga pushteti lokal apo edhe ai qendror, për të zhvatur një pasuri të stërmadhe shtetërore. Në foto: Prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, të publikuar nga kryeministri Edi Rama Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjete sociale aksionin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. “Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në...