Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare, Juventusi gati…

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare, Juventusi gati…

26 Gusht 2025 15:39 Telesport Edon Zhegrova është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht. Zhegrova, një prej lojtarëve më të mirë të përfaqësueses së Kosovës, luan aktualisht te skuadra franceze Lille. Gjatë kësaj hapësire të merkatos, emri i tij është lidhur me klubin gjigant italian, Juventus. Bardhezinjtë flitet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 20 mln euro për shërbimet e tij, ndërsa mund t’i ofrojnë deri në 2,5 milionë euro rrogë vjetore.