Hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar, rikthehet gjuetia, “shkollë” për leje 5-vjeçare

Hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar, rikthehet gjuetia, “shkollë” për leje 5-vjeçare

Pas më shumë se një dekade ndalim, në Shqipëri do të lejohet gjuetia. Në vend të zgjatjes së moratoriumit që skadoi në gusht, propozohet lejimi i aktivitetit në zona të caktuara. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për gjuetinë”. “Zonat e gjuetisë mund t’i jepen subjekteve private me anë të një procedure konkurrimi dhe për një afat jo më pak se 10 vjet, kjo për arsyen se sipas ekspertëve të fushës së gjuetisë, duhen të paktën 5 vjet për të përgatitur gjahun. Subjekti fizik ose juridik do të jetë njëkohësisht dhe menaxhuesi i zonës”, tha për A2 CNN, Aleksandër Trajçe, Drejtor Ekzekutiv i PPNEA. Gjuetarë do të jenë si fillim vetëm shtetasit shqiptarë, ata që kanë mbushur moshën 25 vjeç, që...