Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Parlamenti në pritje të KQZ-së dhe Presidentit, seanca e parë jo më vonë se 19 shtatori
Legjislatura e njëmbëdhjetë e Kuvendit të Shqipërisë nis punën brenda shtatorit pas dekretimit të datës nga Presidenti i Republikës, kur 140 deputetët e zgjedhur më 11 maj do të ulen në sallën e Kuvendit. Seanca e parë është thjesht konstituive dhe drejtohet, sipas rregullores, nga deputeti më i vjetër në moshë. Edhe këtë herë radha i takon Sali Berishës, por në rast se do të refuzonte, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, drejtimin mund ta marrë Tritan Shehu ose socialisti Vasil Llajo. Parlamenti i ri do të ngrejë një komision të përkohshëm për të verifikuar mandatet e deputetëve. Këta të fundit më pas do të bëjnë betimin para se Kuvendi të nisë funksionimin normal. Socialistët kanë shumicën me 83 mandate. Sfida e tyre e parë...