Nëna Tereze – personaliteti më i pakontestueshëm i shekullit XX

Nëna Tereze – personaliteti më i pakontestueshëm i shekullit XX

Prof. dr. Shefki Sejdiu Nëna Terezë me filozofinë dhe veprimtarinë e Saj mirëbërëse e bamirëse bëhet sinonim dhembshurie e mëshire, butësie e dashamirësie, mirësie e bamirësie, durimi e mirëkuptimi, shpirtmirësie e shpirtmadhësie, zemërbutësie e zemërgjerësie, thjeshtësie e fisnikërie, alturizimi e humanizmi – të gjitha këto atribute shenjtësie.Zonja dhe zotërinj!Viti 2003 është vit i madh për ne shqiptarët dhe për mbarë botën humaniste. Është vit i shenjtërimit të personalitetit më të pakontestueshëm të shekullit njëzet, i shenjtërimit të Nënës Tereze që u lind në Shkup të Arnautllëkut, siç quheshin atë botë tokat shqiptare nën Turqi, nga prindërit shqiptarë të besimit katolik, babait Kolë Bojaxhiu, i lindur në Prizren, dhe nëna Drane e lindur në një fshat të rrethinës së Gjakovës.Babai, Kolë Bojaxhiu nga Prizreni me familje...