Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
MEKI reagon për Shpellën e Spilesë në Himarë pas publikimit të pamjeve nga Auron Tare, studiuesi: Trashëgimia Kulturore s’duhet të shihet si llogore ndasish
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë me dije përmes një deklaratë publike se në sajë të marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë. Kjo e fundit është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj. Ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ, duke theksuar se asnjë lavash apo zaptim tjetër nuk do të tolerohet. Kjo deklaratë nga Ministria vjen pas...