Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kanceri i vezores mund të zbulohet me një analizë gjaku
Shkencëtarët kanë krijuar një analizë të thjeshtë gjaku për të zbuluar kancerin e vezores në fazë të hershme, çka mund “të përmirësojë dukshëm” gjendjen e grave me këtë sëmundje. Sipas Fondit Botëror të Kërkimeve të Kancerit, mbi 300 mijë gra, pjesa më e madhe mbi 50 vjeç, diagnostikohen çdo vit. Kanceri i vezores diagnostikohet vonë, çka e vështirëson trajtimin. Analiza është eksperimentuar nga shekncëtarët amerikanë dhe britanikë, ku ata kërkojnë për dy lloje të ndryshme treguesish gjaku te ata që shfaqin simptoma si dhimbja e legenit dhe barku i fryrë. Më pas përdoret Inteligjenca Artificiale për të dalluar lidhjet që mund të jenë të vështira për njerëzit, raporton The Guardian. Për momentin, sëmundja diagnostikohet me skanerë e biopsi deri në ndërhyrjen kirurgjikale që mund të kërkojë...