Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Bashkia Shkodër nis rikonstruksionin e rrugës së varrezave publike, zgjidhet problemi 20- vjeçar
Rruga e varrezave të qytetit prej disa ditësh është përfshirë në një rikonstruksion të plotë. E trajtuar si shqetësim i banorëve, ky segment rrugor brenda 2 muajsh pritet të përfundojë. Për të inspektuar nga afër punimet ka qenë vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili u shpreh se me këtë investim nga buxheti i Bashkisë Shkodër zgjidhet një herë e mirë një problematikë e mbartur në vite për banorët e zonës, të cilët shfrytëzonin këtë segment rrugor për t’u lidhur me rrugën kryesore. Paralelisht me këtë segment, në brendësi të varrezave të qytetit, Bashkia Shkodër po punon edhe në një tjetër segment që zgjidh qarkullimin dhe aksesin e banorëve të zonës në fshatin Golem me rrugën kryesore “Pjetrushi”. Me përfundimin e këtyre dy...