Pasuritë e konfiskuara do shndërrohen në hapësira sociale për fëmijët dhe komunitetin

Pasuritë e konfiskuara do shndërrohen në hapësira sociale për fëmijët dhe komunitetin

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe UNICEF Shqipëri nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim transformimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar në hapësira të dobishme për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin.Kjo marrëveshje synon që pasuritë e konfiskuara të shndërrohen në qendra dhe mjedise sociale që promovojnë të drejtat e fëmijëve, ofrojnë shërbime dhe mundësi për të rinjtë, si edhe fuqizojnë komunitetin në luftën për një shoqëri më të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.Bashkëpunimi parashikon identifikimin dhe vënien në dispozicion të pasurive të konfiskuara nga AAPSK, ndërsa UNICEF Shqipëri do të ofrojë ekspertizën ndërkombëtare, praktikat më të mira dhe mbështetjen teknike për t’i transformuar këto pasuri në modele funksionale që i shërbejnë zhvillimit social.Kryeadministratorja e AAPSK, znj....