Raporti i Deloitte nxit dyshime për përdorimin e inteligjencës artificiale

Raporti i Deloitte nxit dyshime për përdorimin e inteligjencës artificiale

Një raport i rëndësishëm i përgatitur nga kompania Deloitte për qeverinë australiane është i mbushur me gabime në citime, duke ngjallur shqetësime se mund të jetë gjeneruar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Por kompania këmbëngul se bëhet fjalë vetëm për pasaktësi në titujt dhe, në disa raste, në datat dhe botuesit e referencave.Chris Rudge, akademik i Universitetit të Sidneit në fushën e mirëqenies sociale, zbuloi gabimet në një raport të Deloitte për Departamentin e Marrëdhënieve të Punës (DEWR), mbi sistemin informatik që përdoret për të automatizuar gjobat dhe pezullimet e përkohshme të pagesave të ndihmës sociale.Citime për libra që nuk ekzistojnëRaporti i datës 4 korrik, i publikuar javën e kaluar, citon dy vepra të studiueses Lisa Burton Crawford: një të titulluar “Shteti i së Drejtës...