Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Më besoni, nuk e kam të lehtë”! Letra emocionuese e Asllanit pas largimit nga Interi: Lamtumirë ekipi im i fëmijërisë!
Kristjan Asllani nuk është më pjesë e Interit. Mesfushori shqiptar kaloi te Torino dhe debutimi i tij do të vijë në javën e ardhshme. Ndërkohë Asllani ka dalë së fundmi me një letër emocionuese në profilin e tij në Instagram. “Të dashur tifozë të Interit, ka ardhur koha të them lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura. Të vesh fanellën e Interit ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë, kur brohorisja për këto ngjyra me sy plot admirim. Sa herë që dilja në fushën e San Siros, ndjeja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr. Një falënderim...