Boniface thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën: Ja pse dështoi transferimi im te Milani

Boniface thyen heshtjen dhe zbulon të vërtetën: Ja pse dështoi transferimi im te Milani

26 Gusht 2025 13:33 Alfred Lleshi Victor Boniface ka zgjedhur, disa ditë më vonë, të flasë hapur mbi transferimin e dështuar të tij te Milani. Sulmuesi i Bayer Leverkusen u rrëfye në një transmetim “live” në “Twitch”, ku iu përgjigj shumë pyetjeve të tifozëve mbi kalimin e tij të munguar te kuqezinjtë. Klubi nga “Via Aldo Rossi”, pasi e ndoqi gjatë dhe lojtari kreu vizitat mjekësore, vendosi të ndryshonte drejtim, duke u fokusuar te Conrad Harder, i cili pritet të mbërrijë orët e ardhshme në Milano për të konkurruar me Santiago Gimenez për rolin e qendërsulmuesit. Këto ishin fjalët e Boniface: “Në një moment u dorëzova. Kur të tjerët luanin futboll, unë thjesht po punoja për t’u rikthyer. Pas dëmtimit tim të dytë të ligamentit...