“Lamtumira” e Asllanit: Largohem nga Milano, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time

“Lamtumira” e Asllanit: Largohem nga Milano, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet e tij sociale një letër prekëse për tifozët zikaltër, ku falënderon klubin, shokët e skuadrës dhe stafin për përvojën e veçantë në Milano. Ja mesazhi i tij i plotë: “Të dashur tifozë të Interit, ka ardhur koha t’ju them lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjej fjalët e duhura. Ta vishja fanellën e Interit ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë, kur brohorisja për këto ngjyra me sytë plot admirim. Sa herë që dilja në fushën e ‘San Siros’, ndieja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Falënderoj Interin që më...