Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Thatësira shton importin e energjisë, KESH blen 8.3 milionë euro energji elektrike për një javë
Mungesa e reshjeve përgjatë verës dhe temperaturat e larta kanë shtuar ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike e si pasojë edhe importin e saj. Të dhënat e Korporatës Elektroenergjitike shqiptare tregojnë se për periudhën 25 deri në 31 gusht është blerë energji në vlerën e 8.3 milionë eurove. Sasia e energjisë së nevojshme është siguruar nëpërmjet tre loteve dhe është blerë me një çmim mesatar që varion nga 115 euro deri në 125 euro për megavator. Moti i nxehtë ka bërë që konsumi i energjisë elektrike të pësoj rritje nxitur edhe nga përdorimi i kondicionerëve jo vetëm nga konsumatorët familjarë por edhe në biznese.Madje sipas të dhënave tashmë në Shqipëri konsumi më i lartë regjistrohet gjatë verës duke tejkaluar periudhën e dimrit dhe periudhën e festave...