EMRI/ U kap me armë dhe drogë, përfundon në pranga 22-vjeçari në Velipojë

EMRI/ U kap me armë dhe drogë, përfundon në pranga 22-vjeçari në Velipojë

Një 22-vjeçar nga Velipoja ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar me automjet, pavarësisht se ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. I riu, i identifikuar si Flavio Gropaj, u ndalua nga shërbimet e policisë në momentin që po shpërndante lëndë narkotike në doza. Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa të ndarë gati për shitje, si dhe automjetin me të cilin lëvizte. Sipas policisë, i riu kishte thyer vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila më herët i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “Shërbimet...