Berisha: Me këtë ndryshim ligjor, Rama përligj funksionimin e përfaqësive diplomatike si seksione të partisë së krimit

Berisha: Me këtë ndryshim ligjor, Rama përligj funksionimin e përfaqësive diplomatike si seksione të partisë së krimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi denoncimin e projektligjit të ri për administratën shtetërore, duke e cilësuar atë si një përpjekje të re të Edi Ramës për të kapur çdo hallkë të shtetit dhe për ta kthyer në vegël të interesave të tij personale e mafioze. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për lidhje të drejtpërdrejta me kartelet kriminale në aferën e portit të Durrësit, një objekt strategjik që, sipas tij, është përdorur për pastrimin e miliardave eurove në emër të oligarkëve dhe grupeve mafioze. “Ky është një vend anëtar i NATO-s, dhe Edi Rama po tenton ta përfshijë Aleancën në një aferë mafioze. Fatmirësisht, NATO ka refuzuar kategorikisht,” theksoi Berisha. Fjala e tij: Pra, shikoni forcën e mafies në legjislacion, se si mafia, droga sulmon...