Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
S’heq dorë nga vesi/ 22 vjeçari në arrest, dilte nga shtëpia të shiste drogë në Velipojë
Një 22 vjeçar shkelte masën e ‘arrest shtëpie’ për të dalë dhe shitur doza me kanabis në Velipojë. I riu u arrestua në flagrancë. Policia konstatoi shtetasin F. G., duke qarkulluar me automjet, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie’ për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 22 vjeç, banues në fshatin Pulaj, për...