Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale mes akuzave për mashtrim hipotekor

Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale mes akuzave për mashtrim hipotekor

Donald Trump ka deklaruar se po shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale, Lisa Cook, pas akuzave se ajo ka kryer mashtrim hipotekor – një lëvizje e jashtëzakonshme që përbën përshkallëzimin më të fundit të sulmit të presidentit amerikan ndaj pavarësisë së bankës qendrore.Në një letër dërguar Cook të hënën, Trump i komunikoi se “shkarkimi hyn në fuqi menjëherë”, duke u bazuar në pretendimet e një aleati të tij se ajo kishte marrë një hipotekë për një banesë të dytë, të cilën e kishte deklaruar gabimisht si rezidencë kryesore.Cook reagoi disa orë më vonë, përmes një deklarate të shpërndarë nga zyra ligjore e avokatit Abbe Lowell, ku theksoi se “nuk ekziston asnjë shkak ligjor dhe Trump nuk ka autoritetin për ta shkarkuar nga posti” që iu besua...