Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Spiropali uron kryeparlamentarin e ri të Kosovës: Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar zgjedhjen e kreut te parlamentit të Kosovës. “Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve. Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, shprehet Spiropali në urimin e saj.