“Vëllai me leuçemi nuk di gjë për motrat”, familjarët e vajzave që vdiqën në aksident: Studente, por shisnin misra sepse…

“Vëllai me leuçemi nuk di gjë për motrat”, familjarët e vajzave që vdiqën në aksident: Studente, por shisnin misra sepse…

Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Report Tv ishte në banesën e familjes që humbën dy vajzat, Elvisa 22-vjeçare dhe Rozina 20 vjeç, si pasojë e aksidentit tragjik në Sarandë. Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajza rrëfen për Report Tv sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia. Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë. “Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë...